Lajme

Nëna lutet mos t’i shembet shtëpia

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 19 July 2017

Katër fëmijë të familjes Selimi në Prishtinë shpesh mbesin pa ushqim. Bukën e fundit e ruajnë për fëmijët, dy gjyshërit dhe nëna nuk ushqehen edhe me nga dy ditë

Të rriturit nuk e shuajnë urinë që t’u lënë bukë në sofër të miturve. Kjo po ndodh në familjen tetëanëtarëshe Selimi, ku më të mëdhenjtë e familjes rrinë pa bukë vetëm që të vegjlit të kenë ushqim edhe për të nesërmen. Gjetja e një kënaçeje në mbeturina apo në hekurishte do të thotë për ta shpresë se mund t’i shesin dhe ta blejnë një bukë, shkruan “Zeri” .

Çdo ditë për të shkuar tek shtëpia e tyre apo për të dalë në qytet ata kalojnë pranë një furre buke, që ndodhet tek parku i qytetit në Prishtinë. Aroma e bukës së pjekur shpesh thonë se ua “ngop” barkun teksa shkojnë të uritur që të mbledhin kënaçe, që pastaj kah të kthehen në shtëpi ta blejnë bukën.

-Advertisement-

 

Hajdin Selimi gjatë natës mbledh kanaçe, hekurishte e najlon që t’i shesë dhe të dërgojë bukë në familjen e tij tetëanëtarëshe. Për shkak të moshës së shtyrë dhe temperaturave ai ditën nuk mund të mbledhë kënaçe nëpër kontonjerë. Këtë “punë” e vazhdon çdo ditë pasi perëndon dielli deri në ora 03:00 të mëngjesit. Selimi është gjysh i katër nipave e mbesave, për të cilët me gjithë moshën e shtyrë vazhdon të mos dorëzohet, të mbledhë kënaçe vetëm t’ua sigurojë bukën fëmijëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera