Sport

Nëna e yllit të United “lë nam” në takimin me Messin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 12 April 2019

Barcelona ishte në Manchester për sfidën me United për çerekfinalet e Champions League dhe si gjithmonë tifozët kanë një mundësi për të parë nga afër dhe përshëndetur një nga yjet më të mëdhenj të futbollit modern, Lionel Messin.

Ka qenë nëna e Romelu Lukaku, e cila pati shansin të jetë në tunelin e “Old Trafford” dhe të takojë idhullin e vet, që mesa duket nuk është djali i saj por sulmuesi Barçës.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale shfaqet nëna e sulmuesit belg që përqafon sa mundet argjentinasin, madje nuk i mban as lotët në takimin me Messin, ku lëshon edhe disa pasthirrma, “Oh Messi, Messi!”, dëgjohet ajo të thotë kur takon 32-vjeçarin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera