Lajme

Nëna e Liridona Ademajt: Nuk më besohet që nuk e kam ma, pres kur po më thirr, kanihere më duket që është në Suedi

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 10 April 2024

Juristja e të drejtës së Medias, Flutura Kusari në ditën e Fiter Bajramit ka viziutar nënën e Liridona Ademajt e cila u vra vitin e kaluar me një plan të organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Kusari e emocionuar ka treguar se nëna e Liridonës i tha asaj, që ende nuk beson se e bija e saj nuk jeton më.

“Bajrami i pare pa Liridona Ademajn, grua, vajze, nene, e vrare brutalisht.Nana e saj m’tha sot: ende spo me besohet qe nuk e kam ma, pres qe m’thirre ne telefon… kanihere m’doket qe eshte ne Suedi… Vetem drejtesia e shpejte, pa gabime, profesionale dhe pa nderhyrje mund t’ia lehtesoje dhimbjen familjes se Liridones”, shkruan Kusari.

-Advertisement-

Derisa ajo ka takuar dhe ka folur edhe me vëllain e Liridonës, ka kërkuar drejtësi për të.

“Leonardi vazhdon me qene shembull i nje djali te ri 24 vjecar dhe shembull se si nje tragjedi kaq te rende e ka perballu me dinjitet dhe maturi te jashtezkonshme. Drejtesi per Liridona Ademaj”, shkruan juristja.

Kujtpjmë se vitin që lamë pas vendi u trondit nga një ngjarje e rëndë ku dyshohej se bashkeshorti Naim Murseli së bashku me dy të tjerë kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes Liridona Ademajt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera