Lajme

Nëna e Florencit tregon telefonatën e fundit me djalin

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 25 December 2017

Nëna e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj, tregon bisedën e fundit që bëri me djalin e saj.

Florenci i kishte thënë nënës së tij se do të kthehej në Shqipëri brenda 2-3 ditësh. Gazeta “Panorama” ka intervistuar familjarët e 23-vjeçarit që humbi jetën në rrethana të paqarta ndërsa në trupin e tij ka shenja dhune. Laureta Beqiraj, nwna e Florencit thotw se djalit të saj i kanë hequr aparaturat që e mbanin në jetë sapo bashkëshorti i saj ka dalë jashtë spitalit për të dhënë intervistë për mediat franceze.

Ajo thotë se i biri ka shkuar në spital me shenja dhune, ndërsa përjashton pistën e vetëvrasjes.“E burgosën, sepse ishte pa dokumentacion dhe për këtë pjesë dakord, por pse s’ma kthyen të gjallë në shtëpi, por e mbytën vetë ata në burg.

-Advertisement-

Edhe spitali pa lejen e bashkëshortit i ka hequr oksigjenin dhe pa firmosur asgjë bashkëshorti im. Sa kanë hequr oksigjenin, djali dha shpirt.

Vetë Policia e ka dërguar në spital Florencin në gradë të fundit”, tregon nëna e 23-vjeçarit. Motra e Florencit ka rrëfyer se ka komunikuar me dy policë francezë lidhur me ngjarjen, të cilët i kanë dhënë dy versione të ndryshme. Më 15 dhjetor ajo ka folur në telefon me policinë, me numrin e të cilit kishte komunikuar me Florencin më datë 8 dhjetor. Polici i ka thënë se Florenc Beqiri ka vdekur dhe se e kishin dërguar në spital.

Ka komunikuar sërish në frëngjisht me një polic tjetër i cili u ka treguar se Florenci është në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në spital, pasi ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Laureta Beqiraj, tregon se, në bisedën e fundit me djalin, ai i kishte treguar se do të kthehej brenda 2-3 ditësh.

“Herën e fundit që folëm tha, jam i burgosur dhe pres që pas dy-tre ditësh do të na dërgojnë drejt Shqipërisë”-rrëfen ajo ndërsa shton se në trupin e djalit janë gjetur shenja dhune. Ajo thotë se bashkëshorti i ka gjetur copa teli, që tregojnë se e kanë shpuar dhe dhunuar. Familjarët nuk kanë u është dhënë as pasaporta dhe as telefoni. Ndërsa rrobat ia kanë hedhur në banjë dhe aty i ka gjetur i ati i Florencit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera