Lajme

Nëna e 8 vjeçarit që u vra në Shqipëri shpërthen nga dhimbja: Ta djegin kriminelin, tani urgjent

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 18 November 2021

Mamaja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, mes lotësh ka thënë se do të qëndronte në ambientet e Gjykatës së Fierit me orë të tëra, mbase dhe ditë, deri në momentin që autori të vijë.

Sipas saj, zgjidhja e vetme është djegia në mes të Fierit e Çalamanit.

I tha hajde në shtëpi, jo do iki tek vëllai se e kam të sëmurë, tha djali. Pastaj mori lopatën dhe e qëlloi në kokë.

-Advertisement-

Unë vajta e kërkova në polici. Më pyeste ”hë e gjetët djalin

Dua ta djegin në mes të Fierit, tani urgjentisht dhe ti them çunit ta mori hakun mami.

Do presim, do vijë dhe do pres këtu, nesër, pasnesër.

Këtu do rrimë, nuk iki unë si nënë tha nëna e viktimës 8-vjeçare.

Teksa gjykata dha masën e sigurisë “Arrest me Burg” për vrasësin, e ëma në gjendje të rënduar psikologjike u shpreh se familjarët do të vijojnë të kërkojnë varjen e 8-vjeçarit, me qëllim që djali i tyre të prehet më në fund në paqe.

E ëma e vogëlushit kërkon rikthimin e dënimit me vdekje, për tu bërë shembull ai i cili i ekzekutoi në mënyrë makabër të birin.

Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit. Duam ta varin, ta djegin, më mori një foshnjë, ma ndahu nga familja, ma ndau nga shokët e shoqet.

Ma gënjeu, ma mashtroi, i tha ik blemë një bukë dhe kur Mateo ja çoi, ai ia futi me lopatë dhe e la të vdekur.

Ma groposi, i hodhi baltë. Kur shkoi në polici tha se do e gjeni copa copa. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë.

Të varet në mes të Fierit dhe vetëm kështu mund të gjej qetësi djali.

Do presim, këtu jemi përditë, nuk ikim. Nuk mundem të flas më shumë se nuk kam zemër”, tha e ëma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera