Lajme

Nëna dhe i biri takohen pas 68 vjetësh

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 20 August 2018

Lee Keum-seom ka 92 vjet dhe jeton në Korenë e Jugut, ndërsa i biri i saj jeton në Korenë Veriore ka 72 vjet.

Të hënën kjo nënë ka parë të birin e saj për të herë pas 68 vjetësh, ndërsa herën e fundit e kishte takuar kur ishte katërvjeçar, transmeton KosovaPress.

Një takim i shkurtër, i cili do të zgjasë vetëm 11 orë dhe është i pari në tre vitet e fundit, po mbahet në destinacionin turistik të Koresë së Veriut në malin Kumgangu, pasi dy Koretë rifilluan shkëmbimet këtë vit falë pezullimit të testimit të programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

-Advertisement-

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in ranë dakord për një seri takimesh të reja gjatë samitit të parë të përbashkët në prill.

“Nuk mund ta imagjinoj dot se kjo ditë do të vijë, as nuk e dija nëse ajo ishte e gjallë apo e vdekur”, tha Lee, e cila e humbi burrin dhe djalin e saj në panik pasi u përpoqën të iknin nga Koreja e Veriut.

Rreth 330 njerëz të Koresë së Veriut nga 89 familje, shumë prej të cilëve në karroca invalidësh, takuan 185 të afërm nga Koreja e Jugut pa fshehur lotët, lumturinë dhe mosbesimin. Disa kanë pasur problem për të njohur familjen e tyre që nuk e kanë parë për më shumë se 60 vjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera