Sport

Nën regjinë e Messit Barcelona fiton miqësoren ndaj Gironas

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 16 September 2020

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka vazhduar me fitoren aventurën e tij me katalunasit, shkruan Gazeta inFokus.

Barcelona nën drejtimin e teknikut holandez ka triumfuar me rezultat 3-1 në miqësoren e zhvilluar ndaj Gironas.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore që Koeman drejton ‘blaugranët’

Kjo fitore e katalunasve erdhi falë paraqitjes fantastike te Lionel Messit, i cili shkëlqeu duke realizuar dy gola.

Golin tjetër për Barçën e shënoi Philipe Coutinho, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Samuel Saiz.

Kjo ishte ndeshja e parë e Messit pas vendimit për të qëndruar në ‘Camp Nou’./Gazeta inFokus/

Të tjera