Nën kundërshtimin e fortë serb, OKB-ja do të votojë për përkujtimin e gjen*ocidit të Srebrenicës
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 23 May 2024
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të enjten për të përcaktuar ditën e përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë, një synim që ka ngjallur kundërshtim të ashpër nga serbët, të cilët kanë frikë se do t’i cilësojë të gjithë ata si mbështetës “gjenocidal” të vrasjeve masive.
Rezoluta e hartuar nga Gjermania dhe Ruanda nuk e përmend Serbinë si fajtore, por kjo nuk e ka ndalur fushatën intensive kundër saj nga presidenti i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe presidenti populist i Serbisë fqinje. Aleksandar Vuçiç.
Asambleja prej 193 anëtarësh pritet të votojë të enjten për rezolutën që do të caktojë 11 korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”, që do të shënohet çdo vit.
Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. Ata ndanë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë nga gratë, nënat dhe motrat e tyre dhe i vranë. Ata që u përpoqën të arratisen, u ndoqën nëpër pyje dhe në malet përreth qytetit.
Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i përgjakshëm i luftës së Bosnjës përgjatë viteve 1992-1995, e cila pasoi shpërbërjes së ish Jugosllavisë, duke nxitur pasionet nacionaliste dhe ambiciet territoriale, që i vunë serbët e Bosnjës kundër dy popullsive të tjera kryesore etnike të vendit, kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë.
Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së.
Milorad Dodiku, i cili është president i Republikës Serbe, pjesa serbe e Bosnjës që përfshin rreth gjysmën e territorit të saj, shkroi të mërkurën në platformën e mediave sociale X se rezoluta e OKB-së po imponohet nga mbështetësit e boshnjakëve myslimanë dhe se ajo do të ndaje vendin.
“Bosnja dhe Hercegovina ka arritur fundin e saj, ose për të qenë më i saktë, ajo u soll aty nga ata që u betuan për të”, shkroi Milorad Dodiku në rrjetin X. “Gjithçka që mbetet është që ne të gjithë të bëjmë përpjekje për të qenë fqinjë të mirë. dhe të ndahemi në paqe”.
Milorad Dodiku është kërcënuar shpesh në të kaluarën që territoret e kontrolluara nga serbët të shkëputen nga Bosnja dhe të bashkohen me Serbinë fqinje. Ai dhe disa zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, pjesërisht për rrezikimin e një marrëveshjeje të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara që i dha fund luftës në Bosnje.
Në projektin përfundimtar të rezolutës është shtuar një deklaratë që thekson “angazhimin e palëkundur të Asamblesë së Përgjithshme për ruajtjen e qëndrueshmëirsë dhe nxitjen e unitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës”.
Përcaktimi në vitin 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, se aktet e kryera në Srebrenicë paraqesin gjenocid, është pjesë e projekt-rezolutës. Ky ishte gjenocidi i parë në Evropë që nga Holokausti nazist në Luftën e Dytë Botërore, i cili vrau rreth 6 milionë hebrenj dhe pjesëtarë të pakicave tjera.
Ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse tha javën e kaluar se ka një përkujtim zyrtar të OKB-së për gjenocidin e Ruandës të vitit 1994, që ka përcaktuar 7 prillin si ditën kur qeveria e udhëhequr nga shumica Hutu filloi vrasjen e pjesëtarëve të pakicës Tutsi dhe mbështetësve të tyre. Projekt rezoluta synon “të mbyllë hendekun” duke krijuar një ditë të veçantë të OKB-së “për të përkujtuar viktimat e Srebrenicës”, tha ajo.
Menachem Rosensaft, biri i të mbijetuarve të Holokaustit, i cili është profesor në Fakultetin Juridik Cornell, i tha agjencisë Associated Press të mërkurën se përcaktimi i 11 korrikut si ditë zyrtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë “është një kërkesë morale dhe ligjore”.
Boshnjakët e vrarë meritojnë të përkujtohen vdekjet e tyre dhe mënyra e vdekjes së tyre në Srebrenicën që supozohej të ishte një zonë e sigurt, por u braktis nga paqeruajtësit holandezë të OKB-së, duke i lënë boshnjakët që kërkuan strehë atje “të vriteshin nën sytë e OKB-së”, tha profesori Rosensaft.
Rusia dhe Kina, të cilat kanë lidhje të ngushta me Serbinë, është praktikisht e sigurt që do ta kundërshtojnë rezolutën dhe Hungaria ka njoftuar se do të votojë kundër saj.
Presidenti i Serbisë Vuçiç dhe qeveria e tij, kanë bërë fushatë si në OKB ashtu edhe në mesin e vendeve në zhvillim për të fituar mbështetjen për një votë “jo”. Miratimi kërkon shumicën e atyre që votojnë.
Duke argumentuar kundër rezolutës, Vuçiç dhe Dodik kanë përmendur mundësinë që ajo të hapë derën për të paguar dëmet e luftës nëse miratohet. Analistët vendas thonë se udhëheqësit serbë, përfshirë Vuçiçin, gjithashtu kanë frikë se mund të gjykohen për pjesëmarrje aktive në gjakderdhjen e Bosnjës.
Projektrezoluta dënon “pa asnjë rezervë çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike”. Në dokument thuhet se rezoluta “dënon pa rezerva veprimet që madhërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës”.
Udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiç dhe komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiç, u dënuan për gjenocid në Srebrenicë nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, me seli në Hagë. Në përgjithësi, gjykata dhe gjykatat në Ballkan kanë dënuar afër 50 zyrtarë serbë të Bosnjës të kohës së luftës me burgime të gjata./Voa
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...