Lajme

Nën kërcënimin e thikave, ua grabitën telefonat dy personave në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 13 October 2020

Policia ka njoftuar se dje, rreth orës 17:00, në Prishtinë, një person e ka kërcënuar me thikë një femër dhe ia ka marrë telefonin, shkruan Gazeta Infokus

“Prishtinë 12.10.2020-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se një person i panjohur ia ka marrë telefonin duke e kërcënuar me mjet të mprehtë – thikë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa, vetëm 25 minuta më vonë, një mashkull ka raportuar se një person nën kërcenim e thikës ia ka marrë telefonin.

-Advertisement-

“Prishtinë 12.10.2020-17:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person nën kërcënim të mjetit të mprehtë – thikë i ka kërkuar para dhe telefonin dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në raportin 24 orësh të policisë nuk raportohet për të arrestuar./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera