Fokus

Negociatat e vitit| VV-LDK, “Ukshi” e “Argati i Serbisë”

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 31 December 2019

Në seli të partive, në restorante të qytetit e në shtëpitë e tyre.

Albini tek Isa e Isa tek Albini.

Vendet për takime mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti e atij të LDK Isa Mustafa nuk u zgjodhën fort por kur erdhi tek zgjedhja e posteve pati telashe.

-Advertisement-

Ne fakt takime mes tyre kishte edhe para zgjedhjeve të 6 tetorit por pajtim për një koalicion parazgjedhor nuk pati.

Arsye ishte kandidati për kryeministër. Asnjëra parti nuk lëshoi pe. VV e donte Albin Kurtin e LDK Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministër vendi.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit fitues doli VV me 26.27 për qind pasuar nga LDK me 24.54 për qind.

Menjëherë lideri i Vetëvendosjes kërkoi takim me atë të LDK, por nga kjo e fundit nuk gjetën shumë mirëkuptim, shkruan Gazeta Infokus.

LDK kërkoi certifikimin e rezultateve që negociatat për bashkëqeverisje të nisin. Ndërkohë grupet punuese të të dy subjekteve politike u takuan disa herë mes vete e u tha se harmonizuan mbi 80 për qind të programit qeverisës.

Kur erdhi koha e ndarjes së posteve Isa Mustafa e Albin Kurti patën mospajtime.

Nga vet liderët tashmë është konfirmuar se ndarja e pozitave politike u bë si në pazar. Kush të “kap” ministrin më të rëndësishëm. Madje vet Kurti e Mustafa kanë treguar se kanë diskutuar se kush të zgjedh i pari.

Kurti thuhet se u tregua më dorëlirë duke lënë Mustafën të zgjedh i pari. E ky i fundit ka deklaruar se ka zgjedhur drejtimin e ministrisë së Punëve të Brendshme, pastaj ka vazhduar ndarja e posteve një nga një.

Por problem u bë posti i të parit të vendit.

LDK ka kërkuar që posti i Presidentit ti takoj kësaj partia pas kryerjes së mandatit nga Hashim Thaçi.

Këtë e ka refuzuar fillimisht VV. Pastaj kërkoi që të paktën të dihet se kush është personi i LDK që do të vije në krye të shtetit. Por këtë kërkesë nuk ia plotësoi LDK duke thënë se ende nuk kanë vendosur për emrin.

Dhe këtu u bë përçarja e madhe.

VV e LDK ndërprenë negociatat.

Albin Kurti doli me një video mesazh e ku tha se e pati të pamundur arritjen e marrëveshjes me  Isa Mustafën pasi kreu i LDK kërkoi shumë pozita drejtuese.

E përgjigja e Mustafës nuk mungoi.

“Nga zgjedhjet nuk ka fitues absolut, i cili jep ose është gjeneroz ndaj palës tjeter, por kemi një situatë ku përgjegjësia ndahet ndërmjet atyre që synojnë të bëhen partnerë në qeverisjen e ardhshme. Prandaj VV duhet të heq dorë nga diskursi se i ka dhënë diçka LDK-së. Lirisht mund ta themelojë qeverinë në qoftë se kanë votë të qytetarëve dhe mandate për ta bërë atë. LDK nuk ka kërkuar lëmoshë, por kemi ofruar gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarit në partneritet të plotë, në proporcion me mandatet në Kuvend”, ka shkruar Mustafa.

Kjo përgjigje e bllokoi Albin Kurtin.

Derisa ky po ngurron të shkoj tek Presidenti për të caktuar mandatarin e qeverisë, nisen lëvizjet e ambasadorëve për arritjen e një marrëveshje VV-LDK.

Ambasada amerikane e ajo britanike kërkuan formimin e qeverisë, madje zhvilluan edhe takime në VV e në LDK.

Përfundimisht Kosova po futet në vitin 2020 pa qeveri të re. Janari pritet të jetë muaji kur vendi përfundimisht do të krijoj qeverinë e re apo do ti hapet rrugë zgjedhjeve të reja. /Gazeta Infokus/

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera