Lajme

Negociatat e antarësimit në BE, Rama reagon sërish

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 19 July 2022

Kryeministri i Shqipërise Edi Rama, e ka cilësuar si një ditë historike këtë të sotme, që përkon me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama mesazhin e tij e ka ndarë në Facebook bashkangjitur me një fotoalbum mes krerëve të unionit.

Kujtojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen sot në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash.

Të tjera