Lajme

Në zyrat e BE’së, arrihet konsensusi për votim të demarkacionit, vetëm VV kundër

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 16 February 2018

Krerët e gjitha subjekteve politike parlamentare, në një takim të mbajtur sot në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, kanë arritur konsensus për ta votuar shumë shpejt marrëveshjen e demarkacionit e cila i hapë rrugë liberalizimit të vizave të qytetarëve.

I vetmi lider partiak që është shprehur kundër miratimit të marrëveshjes është ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ne takimin që krerët e subjekteve parlamentare kanë zhvilluar bashkë me ambasadorët e vendeve të Quintit, janë zotuar se deputetët e tyre do të votojnë pro kalimit të marrëveshjes që i jep fund izolimit të qytetarëve kosovarë për të udhëtuar pa viza në Zonën Shengen.

-Advertisement-

Burime të Gazetës Metro nga ky takim, kanë bërë të ditur se kreu i VV-së Albin Kurti ka shprehur qëndrimin e prerë kundër marrëveshjes duke theksuar se deputetët e Vetëvendosjes janë kundër miratimit të saj në Kuvend.

Në këtë takim, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është parë të jetë ulur pranë liderit të PDK-së Kadri Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera