Lajme

Në Zvicër propozohet që java të ketë 4 ditë punë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 07 February 2019

Kjo gjithashtu do të thoshte se njerëzit do të kenë më shumë kohë të lirë për familjen, si dhe do të ishin më të efektshëm në punë.

Shumë ekonomisë sot thonë se reduktimi i kohës së punës, së bashku me masa të tjera është një mjet i përshtatshëm për të ruajtur vendet e punës dhe gjithashtu duke krijuar një numër të caktuar të vendeve të reja të punës, shkruan “conviva-plus.ch”.

 

-Advertisement-

 

“Frika për punën katër ditë në javës është e pabazë. Ndryshimi nga gjashtë në pesë ditë ka ndodhur jo shumë kohë më parë, në vitet ’50 dhe ’60, dhe ekonomia nuk vuajti”, thonë ekspertët, përcjell albinfo.ch.

Kjo gjithashtu do të thoshte se njerëzit do të kenë më shumë kohë të lirë për familjen, si dhe do të ishin më të efektshëm në punë.

Në profesione të caktuara nuk është problem, të punosh më pak ditë në javë.

“Punëtorët sot përballen me stres dhe presion. Ata punojnë në 40 deri në 45 orë”, thotë deputetja federale nga radhët e SP-së, Barbara Gysi.

Gjithashtu kjo do të përmirësonte ekuilibrin e punës dhe të jetës për gratë dhe burrat.

Ish-këshilltari kombëtar Jean-Claude Rennwald (SP) kishte paraqitur më 1998 një iniciativë parlamentare «4-ditë pune në javë», me një mesatare maksimale prej 32 deri në 36 orë në javë, përcjell tutje albinfo.ch.

Ai ka argumentuar se punëtorët do të ishin më efikas, derisa kompania do të ishte e detyruar për të punësuar punëtorë tjerë.

Kjo iniciativë ishte hedhur poshtë, derisa mund të jetë sërish në qendër të vëmendjes, por do të duhet të vendohet në kutitë e votimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera