Lajme

Në Zubin Potok protesuesit fillojnë të shpërndahen, bëjnë një plan për nesër

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 29 May 2023

Turma e njerëzve në Zubin Potok ka nisur të shpërndahet, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Protesuesit kanë planifikuar që të mblidhen sërish nesër duke filluar nga ora 07:00.

 

-Advertisement-

 

 

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se situata në veri duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel.

Kështu ka deklaruar Kurti në Twitterin e tij, pasi ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera