Lajme

Në vitin 2020 shënohen më pak aksidente fatale

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 16 September 2020

Në “Javën e Sigurisë Rrugore”, krerët e institucioneve premtojnë më shumë siguri në rrugë.

Zbatimi e këtyre tri veprimeve, u tha të ofrojë më shumë siguri në rrugë.

E për t’u siguruar që nëse ato nuk respektohen do pasojnë ndëshkimet, të mërkurën u nënshkrua edhe një premtim/betim.

-Advertisement-

Në “Javën e Sigurisë Rrugore”, ministri i punëve të brendshme, Agim Veliu, ai i infrastrukturës, Arban Abrashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, nënshkruan një dokument, përmes të cilit synojnë të përçojnë mesazh tek qytetarët.

I pari i Policisë, Rashit Qalaj, tha se shënimi i kësaj jave, mund të kontribuojë, që të kemi aksidente me pak në komunikacion.

Sipas tij, këtë vit, ka më pak të vdekur në komunikacion, në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E shënimin e kësaj jave, po e sheh si nisme të mirë, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ndërkohë, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se për t’i shmangur aksidentet, këta ndërhynë në disa zona delikate.

Por, sipas ekspertit të komunikacionit, Visar Baxhaku, deri të ulja e numrit të aksidenteve, duhet të bëhen hulumtime.

Sipas tij, vetëm kampanjat që mbahen dy herë në vit, nuk mjaftojnë për uljen e numrit të fatkeqësive në trafik.

Ndërkohë, vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës, njoftoi që janë shqiptuar mbi 1 mijë e 200 gjoba në trafik.

Sipas Buxhukut, vetëm shqiptimi i gjobave, nuk mjafton për ndaljen e aksidenteve.

Ndryshe brenda 24 orëve të fundit, sipas Policisë së Kosovës, kishte mbi 45 aksidente.

Ndërsa një prej tyre me fatalitet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera