Lajme

Në vitin 2019-të, SHBA-të me ambasadë në Jerusalem

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 22 January 2018

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, thotë se Shtetet e Bashkuara do ta hapin Ambasadën në Izrael, në Jerusalem, në vitin 2019.

Pence, i cili gjendet për vizitë në Izrael, tha sot se administrata e presidentit, Donad Trump, do të lëvizë me planin e vet, i cili është vlerësuar si kundërthënës, dhe ambasada do të hapet në fund të vitit 2019.Më parë parashikohej se lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem do të mund të zgjaste katër vjet.

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Izraelit, Mike Pence e ka mbrojtur vendimin e Trumpit për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

-Advertisement-

Ky vendim është kritikuar zëshëm nga palestinezët dhe aleatët e tyre arabë.Palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor, që ishte okupuar nga Izraeli, do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.Pas vendimit të Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, pelastinezët thanë se ata do ta refuzojnë çfarëdo plani të paqes të prezantuar nga administrata Trump.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera