Në veri të Kosovës nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 25 January 2022
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi, ka raportuar kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, lidhur me krizën energjetike në të cilën po kalon Kosova dhe shqyrtimin e raportit konsultativ të këtij institucioni, që pasqyron rritjen e tarifave të energjisë.
Gjatë fjalimit të tij para deputetëve, Fejzullahu tha se komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, nuk janë pasqyruar në raportin konsultativ të ZRRE-së për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.
Kjo ka ndodhur pasi që, sipas ZRRE-së, kjo e fundit është ende duke e zhvilluar procesin gjyqësor rreth shpenzimit të energjisë elektrike në atë pjesë.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së theksoi po ashtu se gjatë këtij viti, ZRRE-ja ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm në bazë ligjore për caktimin e tarifave, për të reflektuar kostot e sistemeve, pas krizës energjetike.
Raporti konsultativ i ZRRE-së për shqyrtimin e tarifave të energjisë është i hapur për publikun deri me datë 28 janar 2022, dhe të gjithë kanë të drejtë t’i dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre, para kësaj date.
Kujtojmë se nëse i njëjti raport miratohet në të gjitha instancat relevante, tarifat e reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi që nga 1 shkurti i këtij viti./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Abelard Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mund ta nxjerrë dikush nga skandalet
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Alb...
-
Ish-ministri Bajrami përgënjeshtron Kurtin: Doracakët s’janë hartuar kur unë udhëheqja MASHTI-n
Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka përgënjeshtruar kryeministrin e Kos...
-
Musliu-Shoshi i reagon Kurtit: Propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ...
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025
Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjit...
-
“Baci” – Pecit: Qetësohu, përmbaju…
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministrit Faton Peci në lidh...
-
Bedri Hamza poston fotografi me Taulant Xhakën: Krejt familja Xhaka beson se Kosova mundet ma mirë
Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrah...
-
Peci me ‘Milka’ në dorë- Shpotitje ndaj Stavilecit apo lapsus gjatë promovimit të prodhimit vendor?
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një video promovuese të punës së tij në ...
-
Abdixhiku: Kushtrimi bie për ata që kanë zemër e mendje të dëgjojnë, bëhu ti ndryshimi
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën ka mbajtur tubim në Istog, nga...
-
Vëllai ia mori 100 mijë euro grant, Fitore Pacolli shtyhet “fort” me llogari fals në Facebook
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, po zhvillon “luftë hibride...
-
Besian Mustafa publikon një video pas postimit te Kurtit: Qe dëgjojeni Nagavcin duke e mbrojtë kurrikulën që e keni miratuar
Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie...
-
Reagon Pacolli pasi e akuzoi ministri Peci për vrasjen e një heroi, e quan “spec”
Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, iu ka kundërpëgjigjur ministrit të Bujqës...
-
Kica -Xhelili Kurtit: LDK’ja ju gjunjëzoi
Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit...