Lajme

“Në veri mund të krijohet “Republika e KFOR-it” – Topalli për Kurtin: Ka humbur miqtë ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 19 June 2023

Analisti Faton Topalli, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka mohuar mundësinë e nisjes se një lufte mes Kosovës e Serbisë, derisa KFOR-i është këtu, raporton Gazeta10.

Sipas tij jo vetëm që nuk ka shanca të këtë luftë mes Kosovës dhe Serbisë por po rrezikohet që të mos kemi mundësi që të kemi policë atje fare.

“Qysh e tha Halili, atje mundet me u kriju “Republika e KFOR-it” dhe ne të mos kemi sovranitet atje”, tha Topalli.

-Advertisement-

Sipas tij është Serbia dhe Rusia ato që dëshirojnë destabilitet në Kosovë dhe ne si qeveri po i japim mundësinë që të realizojnë këto interesa.

Topalli ka thënë se Kurti përveq dëmëve që ka shkaktuar në ekonomi, ai i ka humbur edhe miqtë ndërkombëtar.

“Ne nuk kemi pasur asnjëherë ftohje të tilla të raporteve me SHBA-të”, tha Topalli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera