Lajme

Në vendlindjen e kryeministrit, kazinot “në oborr” të shkollave

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 14 September 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardianaj, me ta marr detyrën si kryeministër, ia mësyu Shipitullës së Obiliqit për ta zgjidhur atje një problem të kamotshëm me shpronësime.

Por kryeministrit do t’i duhet të merret edhe me një problem tjetër, jo më pak i rëndësishëm. Me kazino, bastore e lojëra tjera të fatit, edhe atë duke u nisur që nga komuna prej nga vjen, Deçani.

Në vendlindjen e Haradinajt, vetëm pak metra larg institucioneve që janë të dedikuara për edukimin e nxënësve, mund të hasësh në lokale për lojëra të fatit, të cilat zhvillojnë kundërligjshëm veprimtari biznesore.

-Advertisement-

Krejt kjo nën dijeninë e Komunës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Gazeta Fjala ka siguruar informacione se në këtë komunë me dhjetëra bastore janë duke funksionuar në mënyrë të kundërligjshme. Disa sosh tashme edhe janë konfirmuar për gazetën nga ish kryetari i komunës Rasim Selmanaj dhe zyrtarët e ATK-së.

Në fakt, këta të fundit vetëm pas interesimit të Gazetës Fjala dhe dërgimit të inspektorëve në terren ka konstatuar disa raste të kësaj veprimtarie biznesore që po ushtrohen afër shkollave pa u penguar nga askush.

Administrata Tatimore e Kosovës pati lëshuar më herët një vendim për mbylljen e lojërave të fatit larg institucioneve arsimore, komunale dhe fetare.

Ish-kryetari pranon se ka baste të tilla

Në vitin 2014, ish kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, tanimë deputet i Kuvendit të Kosovës, përmes një vendimi  kishte urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve të tilla.

Në vendimin e komunës thuhet se kjo ka ndodhur për shkak se kjo veprimtari është cilësuar një dukuri negative, sidomos për rininë.

Por, ai duket të ketë qenë i pafuqishëm për ti mbyllur ato.

“Disa lokale në territorin e Komunës së Deçanit janë duke funksionuar për Baste Sportive dhe Lojëra të Fatit, afër shkollave dhe objekteve fetare”, e ka konfirmuar ish-kryetari i kësaj komune Rasim Selmanaj.

Tash sipas tij ato e nisën punën me izën e ATK-së, pasi janë pajisur me licencë të veçantë për funksionimin e tyre dhe se komuna nuk ka kurrfarë ndikimi to.

ATK thotë se nuk kanë qenë në dijeni

Nga ana tjetër, nga Administrata Tatimore e Kosovës thonë se nuk kanë qenë në dijeni për këto raste. Inspektorët e ATK-së kanë dal në terren vetëm pasi shpjegimeve që u ka kërkuar Gazeta Fjala.

Zëdhënësja për media nga ATK, Valentina Bytyqi-Sefa, thotë se pas punës në terren, inspektorët kanë hasur disa raste.

“Gjatë vizitës inspektoret kanë hasur në dy pika të bastorëve” ka thënë Bytyqi-Sefa.

Ajo konfirmon se këto dy pika të basteve nuk i plotësojnë kushtet ligjore të parapara në distancë ndaj objekteve shkollore, komunale e fetare dhe është përgatitur vendim për pezullim të licencës.

Po ashtu, në këto pika janë sekuestruar tre automate të lojërave të fatit të pa identifikuar me numër serik.

Ndërsa aktiviteti i inspektorëve të lojërave të fatit në këtë komunë është duke vazhduar, pasi ka dyshime edhe për disa bastore tjera. /Gazeta Fjala/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera