Opinione

Në vend të urimit: Lamtumirë Albin opozitari!

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 09 October 2019

I dashur Albin,

Me fitoren tënde dhe të LVV-së në këto zgjedhje Kosova megjithatë humbi diçka të madhe. E humbi një opozitë e një opozitar të kalitur, që e ka kuptimësuar demokracinë e pluralizmin në Kosovë. Sigurisht për këtë humbje nuk mund të të fajësoj, sepse kjo është natyra e demokracisë. Përkundrazi, siç e kërkon rendi e formaliteti, duhet të të uroj për fitoren në zgjedhje. Por, unë nuk e kam ndërmend të të uroj për këtë. Kjo për arsye se as nuk jam formalist e as nuk e konceptoj pushtetin si uratë, si privilegj. Sepse ashtu siç është, pushtetin e shoh si barrë të rëndë, si detyrë të vështirë, si të rrezikshëm për tjetërsim të individit që mveshet me të. Prandaj, përmes këtij shkrimi, në vend të urimit, do të ofroj disa këshilla e sugjerime miqësore e qëllim-mira, përkatësisht thirrje, me shpresën se do t’i kesh parasysh gjatë kohës sa do të jesh në pushtet.

1. Mos kthe borxhe partiake me kuletë të shtetit

-Advertisement-

Një prej arsyeve kryesore që shteti ynë është degraduar skajshëm në të gjitha fushat, është për faktin që të gjitha partitë që kanë ardhur në pushtet e kanë shfrytëzuar shtetin për të shpërblyer partinë, partiakët, përkrahësit e militantët partiakë përmes vendosjes në pozita të larta shtetërore e publike jo-kompetentët, përmes punësimeve pa meritë, përmes dhënies të tenderëve në mënyrë jomeritore, etj., etj.. Kjo, fatkeqësisht, është shndërruar në vlerë në vendin e shoqërinë tonë, shihet si normale, madje, dhe kjo është më e keqja, shihet edhe si e pranueshme ligjërisht e moralisht. Prandaj, kjo është sprova e parë që duhet ta kalosh me sukses. Duket e lehtë, por nuk është e tillë. Sepse duhet të bindësh mijëra individë, grupe interesi e biznese se shteti nuk është për të larë borxhet e partisë, se kjo nuk është vlerë, se kjo nuk është normale, se kjo nuk është e përligjshme as ligjërisht e as moralisht. Po e fitove këtë betejë, kjo është garancë se në Kosovë po fillon një mendësi e re qeverisëse. Po e humbe këtë betejë, kjo është garancë se në Kosovë është ndërruar vetëm partia që qeverisë, por jo edhe mendësia qeverisëse.

2. Bëje transparencën partnerin kryesor në luftën kundër korrupsionit e nepotizmit

Korrupsioni e nepotizmi janë shndërruar në vrastarë masivë të vendit e të shoqërisë sonë. Andaj duhet luftuar këto dukuri deri në zhbërje. Për ta fituar betejën kundër këtyre dukurive e ke në dorë një armë shumë të fuqishme dhe shumë efikase, të cilën mund dhe duhet ta përdorësh: Transparencën! Të jesh i bindur se transparenca radikale, e kombinuar me standarde të larta, me kritere objektive e me procedura të qarta, është mënyra më e thjeshtë, më e shpejtë e më efikase për luftimin e korrupsionit e nepotizmit. Kjo gjithsesi ka një implikim të madh, përkatësisht kërkon sakrificë të madhe, sepse vendim-marrja nuk mbetet në duar të individit, as në duar të pushtetit. Vendim-marrja mbetet në duar të standardeve, kritereve e procedurave, duke i hapë derë kështu meritokracisë. Prandaj, të jesh i sigurt se transparenca e lufton korrupsionin e nepotizmin shumë më shumë e shumë më mirë se prokuroria e gjyqësia më efikase e botës. Kështu që, bëje transparencën partnerin kryesor në luftën kundër korrupsionit e nepotizmit.

3. Mos u rrëmbe nga epshi për hakmarrje as afshi për pushtet

Të gjitha pushtetet e pasluftës në Kosovë, kur më pak e kur më shumë, të kanë luftuar, burgosur, maltretuar e trajtuar padrejtësisht. Për këtë e kanë përdorë e keqpërdorë shtetin e pushtetin. Prandaj, tani që ti je në pushtet, natyrshëm mund të aktivizohet dëshira e nevoja për hakmarrje ndaj individëve e grupeve të ndryshme që kanë qenë të padrejtë ndaj teje. Por, assesi nuk guxon të bëhesh ushtar i këtij epshi për hakmarrje. Padrejtësive të të tjerëve duhet t’i përgjigjesh me korrektësi e drejtësi. Ky është një standard i ri për vendin tonë, që duhet ta krijosh ti.

Në të njëjtën kohë, kujdes nga afshi për pushtet. Historia vendore e botërore na dëshmon se shumë politikanë e kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt pushtetit me qëllim për t’i shërbyer vendit e shoqërisë. Por, pushteti ka fuqi verbuese e magjepsëse. Andaj, nga instrument qëllim-mirë, shumë lehtë e pavrejtshëm, mund të shndërrohet qëllim në vete, rrjedhimisht të bëhet i dëmshëm e i rrezikshëm. Vaksinohu kundër kësaj duke mos e projektuar veten përjetësisht në pushtet e duke e trajtuar pushtetin si e keqja e domosdoshme.

4. Sigurohu që afër e rreth teje orbitojnë njerëzit e duhur

Pushteti, posaçërisht në vendet si ky i yni me sistem vleror të përmbysur, ka forcën tërheqëse të një vrime të zezë për njerëzit servilë, konformistë, putha-dorës, rrafsh-bërës, ego-përgdhelës, e të ngjashëm. Prandaj, tani që je në pushtet duhet të ruhesh nga ky fenomen, sepse të tillët do të ta errësojnë realitetin e do të të shpien drejt vetë-kënaqësisë. E vetë-kënaqësia e pushtetarit është mallkimi i qytetarit. Kështu që, zgjidh për bashkëpunëtorë e udhëheqës njerëz të dinjitetshëm, me integritet personal e profesional, sfidues e kritiku

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera