Në vazhdën e kërkesave të Kosovës për anëtarësim, flasin nga NATO-ja
Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 02 March 2022
Kosova ka bërë kërkesa institucionale që të anëtarësohet në mënyrë të përshpejtuar në NATO, në vazhdën e kërcënimeve ruso-serbe. Nga Aleanca Veri-Atlantike thonë se angazhimi i tyre në Kosovë nuk ka ndryshuar.
Derisa Kosova ballafaqohet me mosnjohjen e saj si shtet i pavarur nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, sipas zyrtarit të NATO-s çdo ndryshim në qëndrimin e KFOR-it mbetet i bazuar në kushte dhe jo i drejtuar nga kalendarët.
“Angazhimi i NATO-s në Kosovë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi të përkushtuar përmes Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO dhe të mandatuar nga OKB-ja, e cila kontribuon për një mjedis të sigurt dhe për një stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor”, thotë zyrtari i NATO-s për lajmi.net.
“Çdo ndryshim në qëndrimin e forcës sonë në KFOR mbetet i bazuar në kushte dhe jo i drejtuar nga kalendarët”.
Në një përgjigje me shkrim nga zyrtarë të NATO-s, thuhet se kjo e fundit vazhdon të kryejë aktivitete për ngritjen e kapaciteteve në përkrahje të organizatave që në thelb kanë sigurinë e Kosovës.
“Përveç KFOR-it, NATO – përmes Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s – vazhdon të kryejë aktivitete për ngritjen e kapaciteteve në mbështetje të organizatave të sigurisë së Kosovës brenda mandatit të tyre fillestar”.
Ndërkaq, sa i përket kritereve që duhet plotësuar për anëtarësim në NATO, i njëjti zyrtar thotë se ato janë të përfshira në Nenin 10 të Traktatit të Washingtonit.
“Palët, me marrëveshje unanime, mund të ftojnë çdo shtet tjetër evropian që është në gjendje të çojë përpara parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut për të aderuar në këtë Traktat”.
“Çdo shtet i ftuar në këtë mënyrë mund të bëhet Palë në Traktat duke depozituar instrumentin e tij të aderimit në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të informojë secilën nga Palët për depozitimin e çdo instrumenti të tillë aderimi”, tha ai.
Ndërkaq, përveç ministrit Mehaj, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur kërkesën e shtetit të saj se “përshpejtimi i anëtarësimit në NATO është i nevojshëm”.
Kjo sipas saj, “për të garantuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor’’.
Në anën tjetër edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i është bashkuar thirrjes publike, që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Krasniqi i është bashkuar nismës së hashtagut #KosovoInNATO, e cila ka filluar në Twitter, por që tashmë po përhapet në të gjitha rrjetet sociale.
Po ashtu, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur nevojën dhe domosdoshmërinë që ka Kosova për t’u anëtarësuar në Aleancën Veriatlantike.
Ai ka thënë se bashkimi i deritanishëm i NATO-s si reagim ndaj agresionit rus në Ukrainë, është një mundësi shumë e mirë edhe për Kosovën për t’i anëtarësuar në këtë aleancë.
Ndërsa, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vitin e kaluar kishte theksuar se Kosova nuk mund të pres pafundësisht për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Aleancën Veriatlantike.
Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, janë të vetmet shtete të Gadishullit Ballkanik të cilët nuk janë anëtarë të Aleancës Veri-Atlantike.
Të tjera
-
Kompletohet lista e PE-së, Riho Terras nga Estonia bëhet raportues për Kosovën
Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është...
-
Kjo është 71 vjeçarja që u gjet e vdekur në banesë në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë....
-
Skandal në konkursin e KEK-ut, 80 aplikantë dyshohet se kanë diploma false
Prokuroria e Shtetit ka nisur mbledhjen e dëshmive për një proces të dyshimtë...
-
Aktivisti i PDK-së me parullë para Ministrisë së Bujqësisë: 100,000€ Kushës, 0€ gratë e Krushës
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla e mbajti sot një parullë ...
-
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e P...
-
Zyrtare: Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është...
-
Nis firmosja e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Ka nisur nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së ...
-
Me masë sigurie, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK nën shoqërinë e vajzës
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambien...
-
Abdixhiku njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të vizitojë katër qytete të tjera të Kosovës
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdi...
-
E rëndë: Ky është personi që vdiq në QKUK 2 javë pasi u aksidentua me veturën e Policisë në Prishtinë
Personi i cili ishte duke u trajtuar tash e dy javë në Qendrën Klinike Univer...
-
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e P...
-
Çka do të nënshkruhet sot në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia do të nënshkru...