Sport

Në Turqi po e thërrasin ‘Mbreti i golit’ – Vedat Muriqi top shënues në Superligën turke

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 06 December 2019

Vedat Muriqi edhe në mbrëmjen e sotme ka vazhduar me gola në fanellën e Fenerebahces.

Ylli shqiptar ka shënuar dy herë kundër Genclerbirligit në fitoren e skuadrës së tij më rezultat 5-2.

Me dy shënimet e sotme ai ka arritur në kuotën e nëntë golave në kampionatin turk.

-Advertisement-


Kjo e bën atë top shënues në kampionat së bashku me Adis Jahovic dhe Pappis Cisse.

Muriqi është në krye pasi ka bërë edhe dy asistime.

Muriqi është në krye pasi ka bërë edhe dy asistime.

Në këtë sezon në të gjitha gara me Fenerbahcen ai ka shënuar 10 gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera