Rozë

Në Turqi ngrihen akuza për Vedat Muriqin, rrezikon të dënohet

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 22 January 2020

Këshilli Ligjor i Federatës së Futbollit të Turqisë ka bërë të ditur se ndaj Vedat Muriqit është hapur procedurë disiplinore, për shkak se ai akuzohet se mori karton të kuq qëllimshëm në ndeshjen kundër Gaziantepit.

Vendimi do të merret duke u bazuar në pamjet televizive nga ndeshja.

Në fitoren 2-0 në këtë ndeshje, në të cilën Muriqi e asistoi golin e parë dhe shënoi të dytin, kosovari u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në minutën e 80-të për një ndërhyrje, ndërsa pak momente para se të përfundonte ndeshja e mori kartonin e dytë të verdhë, rrjedhimisht të kuqin, për humbje kohe.

-Advertisement-

Analistët e akuzuan Muriqin se e kishte marrë kartonin e kuq me qëllim, në mënyrë që të pushojë në ndeshjen e kupës dhe më pas të luajë fundjavë kundër Basaksehirit.

Këto akuza i ka mohuar Muriqi, duke thënë: “Asgjë nuk ka të vërtetë. Unë e godita pak topin me qëllim që të vonohet paksa loja. Po të ishte e planifikuar, në momentin e realizimit të golit, do ta hiqja fanellën. Unë vazhdoj të jap kontributin tim në synimin kryesor të ekipit, titullin e kampionit”, tha Muriqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera