Në trevjetorin e qeverisjes, Kurti “lavdërohet” me punën në arsim
Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 26 March 2024
Në trevjetorin e qeverisjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë mbajtur fjalën për studentët kur kanë thënë se arsimi i lartë publik do të jetë falas.
Kurti ka thënë se për tri vjet janë ndarë mbi 10 mijë bursa.
“E kemi mbajtur fjalën për studentët kur kemi thënë se arsimi i lartë publik do të jetë falas. Në të njëjtën kohë e kemi shtuar mbështetjen për ta. Janë gjithsej mbi 10,200 mijë bursa për studentë që janë ndarë gjatë këtyre tre vjetëve. Prej tyre, mbi 5,170 Bursa Elitare. Mbi 4,880 bursa për studentë në fushat STEM – shumica prej tyre për vajza dhe gra. Në Universitetin e Prishtinës pjesëmarrja e studenteve vajza në fushat STEM është në masën 50%. Mesatarja e vendeve të BE-së është 17%. Pastaj mbi 80 bursa për studentë nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Mbi 70 tjera për studentë me nevoja të veçanta. Dhe rreth 80 bursa për studentë të dalluar për studime jashtë vendit.”
Kurti ka folur edhe për arsimin dual.
“Arsimi dual për të cilën kemi folur gjatë sa kemi qenë opozitë, po bëhet sa jemi në qeverisje. Ajo është një prej ndërmarrjeve më të mëdha për ta lidhur dhe ndërlidhur shkollimin profesional me tregun e punës, arsimin me ekonominë. Në vitin e dytë akademik të zbatimit, janë gjithsej 12 profile, në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna anekënd Kosovës, në të cilat deri më tani janë të përfshirë 920 nxënës.”
Ai ka thënë se brenda tri vjetëve kanë hartuar strategjinë e arsimit 2022- 2026, ligje dhe udhëzime administrative që rregullojnë funksionimin e arsimit nga fëmijëria e hershme deri te arsimi i lartë.
Kurti ka shtuar se janë punësuar 280 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta.
“Deri më tani janë punësuar mbi 280 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta. Si nivel qendror kemi ndarë buxhetin për komuna për punësimin e gjithsej 500 asistentëve. Kështu po e plotësojmë premtimin tonë për 500 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta, sepse shteti dëshmohet më së shumti dhe më së pari aty ku nevojat janë më të mëdha.”
Kurti tha se po investojnë në ndërtimin, renovimin e adoptimin e 34 çerdheve.
“Për herë të parë po bëhet rishikimi përmbajtësor i teksteve mësimore që është themeltar për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe dijes e informatave që marrin nxënësit tanë. Në prag të tri vjetorit të qeverisë, u finalizua dosja me më shumë se 600 faqe nga rishikimi i gjithsej 38 teksteve mësimore të klasave I-IX, për gjuhë dhe matematikë. Ekspertët hartues kanë vlerësuar se 28 tekste e plotësojnë pragun e kalueshmërisë prej 80% por që megjithatë kanë nevojë për përmirësime.”
“U rikthyem në ENQA si anëtare e asociuar, pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në vitin 2019. Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në programin “Horizon Europe”, program ky që e mundëson bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit. Lansuam Sistemin Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore (KRIS) i cili për herë të parë mbledhë të dhëna për indikatorët e hulumtimit dhe inovacionit në vend. E pas një dekade, rifunksionalizuam Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe miratuam Programin e ri Kombëtar të Shkencës për vitet 2023-2028, i cili është dokumenti bazë për financimin e punës kërkimore shkencore në vend.”
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...