Ekonomi

Në tokën e kujt po ndërtohen vilat që mund ta shkatërrojnë Badovcin?

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 13 January 2020

Afro 17 vilat të cilat po kundërshtohen se rrezikojnë ta shkatërrojnë liqenin e Badovcit është planifikuar të ndërtohen në tokën e Rahman Haradinit.

Një biznesmen nga Kosova, i cili aktualisht vepron në Zvicër, por që është folur shumë pak për të në projektin që ka nxitur reagime të mëdha në vend, shkruan gazeta inFokus.

Ai u pa me 8 janar të këtij viti, kur nënshkroi një marrëveshje me arkitektin përparim Rama dhe ndërtuesin Valon Vata për të nisur zbatimin e projektit për ndërtimin buzë liqenit.

-Advertisement-

Në bazë të të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, Haradini figuron si pronarë në kompaninë “Lakeside Garden L.L.C.” e themeluar në maj të vitit 2017.

Njëri nga aksionarët e këtij projekti, Fitim Muçaj nga kompania projektuese “4m Group” ka konfirmuar për Gazetën inFokus se Haradini është pronar i tokës ndërsa investimi është i përbashkët i kompanisë projektuese  dhe ndërtuesit “KAWA Group”.

Ndërkaq, Haradini i cili është bërë pjesë e projektit problematik, i cili ende nuk ka marrë as leje ndërtimi, ka një histori të investimeve tjera në Kosovë.

Gazeta inFokus ka gjetur se ai është pronar ose akasionar i sëpaku pesë biznesve tjera në Kosovë dhe një biznesi në Zvicër, kryesisht që lidhen me restorane dhe klube argëtimi.

Megjithatë, në Kosovë ai është aksionari më i madh në klubin futbollistik Prishtina me 34 për qind të aksioneve në vlerë prej gjysmë milioni euro.

Në zvicër, kantonin e Valisit, Haradini njihet si afarist që merret me operimin e kafeneve, sallave të vallëzimit, shitjes, blerjes, import-eksportit të të gjitha produkteve që lidhen me kafenetë, shkruan gazeta inFokus.

Ai aktualisht është bashkë pronar i kompanisë “Ormen SA”, e cila ka kativitet kryesor kafenetë dhe sallat e vallëzimit.

Ndërkaq, deri në vitin 2006 ishte pronar i klubit të vallëzimit “Shqiponja” në Zvicër, kompani kjo e cila shkoi në likuidim për shkak të obligimeve financiare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera