Lajme

Në Thumanën e rrënuar mungojnë 24 persona

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 07 December 2019

Rreth 24 persona  mungojnë në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit. Lëkundjet e shtatorit u kishin ngjallur frikën, ndërsa goditja e fundit gjysmë minutëshe u mori jetën.

“Vëllezërit e motrat tona kanë humbur E jam tmerruar duke i parë njerëzit nën rrënoja që kërkonin ndihmë. …Si u bë kjo punë kështu për ne, kemi dalë atë natë e këtu kemi ndenjur deri sa ka gdhirë dita. O zoot! Vdiqën e mbaruan gjithë ata rob”.

Gjysh Veseli e njeh mjaft mirë Thumanën, me ato që babai i tij i ka treguar por edhe çka jetuar vetë në 77 vite. E kujton se toka ku u shembën pallatet,në fëmijërinë e tij ishte pa ndërtime.

-Advertisement-

“Kur shkonim të vegjël e shkonim në shkollë nuk kalonim andej se mbyteshim në ujë. Kur erdhi sistemi komunist, u bënë kanalizime dhe u kullua toka këtu e u bënë ato pallatet dy katëshe rreth viteve 60. Që sollën tragjedinë e jashtëzakonshme, kanë vdekur njerëz shumë”, shprehet Veseli.

Të tjera banesa rrezikojnë jetë. Tërmeti i fuqishëm i nëntorit ka shtrembëruar në 30 sekonda një vilë tre katshe.

“Mundi i 30 viteve në këtë shtëpi është hedhur. Por tani unë kërkoj nga shteti që të mos e shoh këtë, kjo është viktimë para syve e nga moment në moment mund të bëjë viktima… ta shemb dhe jot ë ngelet gërmadhë këtu”.

 

Nën rrënoja ka ende gjurmë të viktimave. Puna për heqjen e inerteve vijon. Ndërsa në çdo oborr shtëpie private në Thumanë banorët e tjerë kalojnë ditët e netët tashmë në çadra.

 

“Ndoshta rob i gjallë do të jetojë, e do e ndërtojë sërish shtëpinë për të hyrë brenda.. por ai që është nën tokë me djalë e me nuse e krejt…

 

Por ka banorë që nuk kanë marr zgjidhje, e gjendja e tyre emocionale është e rënduar. /Top Channel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera