Opinione

“Në takimet, që nuk u realizuan”

Autori: Bedri Elezi 12:06 | 14 August 2020

Kosova dhe procesi i sajë në shtetëndërtim ishte në fazën e kurorzimit të një procesi delikatë dhe jo i etabluar mirëfilli, poashtu edhe takimet që nuk u realizuan ishin takime gjithashtu delikate, të cilët peshonin edhe të ardhmën e Kosovës si dhe shqipatrëve në përgjithësi.

Zhvillimet e fundit politike, e sidomos publikimi i pretendimëve të prokurorisë speciale të RKS-së, krijoj rrethana të reja të cilat mbanin në duar takimet që nuk u realizuan, si dhe orientimin e së ardhmës së Kosovës.

Nevoja që marëdhënja e udhëheqësve të republikës së Kosovës duhet të ishte dhe jetë poashtu serioze si dhe e sinqert, ngase  vendimet duhet të kishin dhe kenë qartësi maksimale, në të kundërten mund të kemi mutacione politike.

-Advertisement-

Interesante sigurisht se mbetet fakti i konfirminit apo jo të aktakuzës sepse aktakuzën e ka propozuar një prokuror Amerikan ndërsa konfirmimin apo jo do e vendos një gjygjtar Francez. Epilogu e këtij procesi nëse mbetet se është politik, rrjedhimisht edhe do të orientoj vijat apo bashkërëndimet politike.

Dëshmoret, Invalidet dhe Luftëtarët  e UÇK- së luftuan për një të ardhme natyrale të vendit dhe sigurisht ashtu do të mbetet.

Në situata të tilla duhet vepruar me fisnikri të lartë duke mos vendos para vetës bariera njësuese.

Kosova ka besim të fortë në raportet natyrale me SHBA-të, dhe padyshim se ky besim do ta shoqëroj në tejkalimin e kësaj sfide.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera