Në Suharekë vazhdon fushata informuese për udhëtim pa viza

Autori: Gazeta inFokus
07:00 | 06 November 2023
Gjatë kësaj jave do të vazhdojë fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kampanja vetëdijësuese këtë javë do të fillojë me Suharekën.
Ndryshe nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.
Nga janari qytetarëve të Kosovës u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.
Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën. Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.
Ja shtetet që do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:
Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.
Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda, raporton RTKlive.Republika e Kosovës, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kosova ishte vendim i vetëm në Ballkan që kishte më së shumti kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.
Komisioni Evropian, në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.
Etapat deri te liberalizimi i vizave për Kosovën
Kosova ka kaluar disa etapa për të arritur liberalizmin e vizave
Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën
Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën
Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe
Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.
Ndërkaq hapat që ende nuk ka arritur procesi për heqjen e vizave e që duhet të arrihen janë:
Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave
Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian
Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet
Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave
Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave
Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave
Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian
Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe
Liberalizimi hyn në fuqi.

Të tjera
-
“Zdravo Mimoza”, Time Kadrijaj i reagon ne foltore Kusari Liles pasi ajo qeshi pse Lista Serbe po ashtu nuk pranoj votimin e fshehtë“Zdravo Mimoza”, Time Kadrijaj i reagon ne foltore Kusari Liles pasi ajo qeshi pse Lista Serbe po ashtu nuk pranoj votimin e fshehtë
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së Vetëve...
-
“Kjo është e paprecedentë”, PDK-ja e kundërshton votimin e fshehtë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur në seancën...
-
Hykmete Bajrami: Ndryshimi i mënyrës së votimit është i paligjshëm – çështja mund të shkojë në Kushtetuese
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, votimi do të jetë i fshehtë
Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. ...
-
Balje: Do të votojë kundër Haxhiut, qëndrimin e kemi të njëjtë
Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka thënë se e ka qën...
-
“Shoqëri aksionare”, Zemaj i përgjigjet Pecit: I mjeri ai që e ka lëshu LDK-në dhe akoma e ka dashurinë për të
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj para seancës konstituive, i është përgjigjur ...
-
Faton Peci me një mesazh për Gani Gecin pas publikimit të bisedës me Konjufcën
Ish-deputeti Gani Geci, ditë më parë, ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosje...
-
Kadrijaj-AAK: S’e votojmë Albulena Haxhiun
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, rikonfirmoi qëndrimin e kësaj partie se nu...
-
Limaj thotë se për konstituimin e Kuvendit kërkohet marrëveshje politike
Kryetari i Nismës Socialdemorkate, Fatmir Limaj tashmë ka hyrë në Kuvendin e ...
-
Bahtiri: Shpresoj se Albulena Haxhiu të bëhet kryetare, mendoj se PDK do të reflektojë
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka arritur në mesin e të parëve në Kuvend. ...
-
Haziri i përgjigjet Pecit: Njerëzit që dalin prej LDK’së nuk i marrin vlerat me vete
Lutfi Haziri është pyetur për deklaratën e Faton Pecit se LDK është “shoqëri ...
-
Mungoi seancën e kaluar, Kraki i LVV-së: Është koha e provimeve si mësimdhënës më është dasht të kthehem
Deputeti i zgjedhur, Nezir Kraki, që mungoi seancën e kaluar, tha sot para ga...