Lajme

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 40 pacientë me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 10 July 2020

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 40 pacientë dhe 39 prej tyre janë të konfirmuar përmes testit me Covid-19 ndërsa 1 pacient tjetër është në pritje të rezultatit të testit.

“4 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa që pacientët e tjerë kanë gjendje stabile. Për shkak se në Repartin Infektiv nuk ka më kapacitet për pranim të pacientëve një pjesë e pacientëve janë shtruar në Spitalin e Mushkërive”.

Spitali i Pejës njofton se ka ndërmarr masa organizative të transferimit të Infermierëve nga Repartet tjera në Repartin e Infektives në mënyrë që shërbimet shëndetësore të ofrohen sa më mirë.

-Advertisement-

“Aktualisht nga personeli i Spitalit tonë janë 3 Mjek Specialist dhe 1 Bio Inxhinier që janë të infektuar, ndërsa edhe 7 pjesëtarë të Personelit janë në pritje të rezultateve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera