Lajme

Në Spitalin e Mitrovicës po vazhdon trajtimi i të plagosurve në tregun e gjelbërt

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 17 April 2021

Një person ka humbur jetë dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore (njëri në regjionin e veshkës ndërsa tjetri në këmbë), pas të shtënave me armë zjarri nga një person sot rreth orës 11:00 në tregun e gjelbër në Mitrovicë.

Të plagosurit po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës, ku edhe kanë treguar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës janë sjellë tre pacientë në repartin e Emergjencës.

-Advertisement-

Sipas saj, njëri prej tyre i lindur në vitin 1993 është sjell pa shenja jetë, ndërsa, dy të tjerët pasi kanë marrë trjtimin në Emergjencë janë pranuar në repartin e Urologjisë dhe të Ortopedisë.“Rreth orës 11:22 janë sjell tre pacientë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, në repartin e Emergjencës, ku njëri prej tyre i lindur në vitin 1993 është sjell pa shenja jete, ndërsa, 2 të tjerët pasi kanë marr trajtimin në Emergjencë janë pranuar në reparte.

Njëri në repartin e urologjisë sepse plagën e lehtë në formë të gërvishtjeve i ka në regjionin e veshkëve ndërsa tjetri në Repartin e Ortopedisë ku menjëherë kanë intervenuar në sallën operative për të hequr pjesën e mbetur të plumbit, që e në këmbë”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, sot një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera