Lajme

Në Speciale vazhdon konferenca në rastin `Januzi e të tjerët`

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 08 October 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë konferenca përgatitore në rastin `Januzi dhe të tjerët`.

Seanca e sotme gjatë së cilës trupi gjykues pritet të lëshojë një numër urdhrash gojorë dhe të japë përditësime mbi vendimet gjatë javëve të ardhshme, do të fillojë në ora 14:00.

Ndryshe gjatë seancës së djeshme, trupi gjykues njoftoi se synon të parashikojë fillimin e gjykimit të premten, më 8 nëntor, me deklaratat hyrëse.

-Advertisement-

Më pas, gjykimi do të vazhdojë me javën e plotë të seancave nga 11 deri më 15 nëntor.

Në këtë drejtim, ekipet e Mbrojtjes duhet të informojnë për disponueshmërinë e tyre gjatë këtyre dy periudhave deri sot në në mesditë më 8 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera