Në Speciale, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 15 May 2023
Dëshmitari i katërt i cili bart kodin 4748, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, javën e kaluar ka dhënë dëshminë e tij për të dy ditë me radhë nën masa mbrojtëse, pa u dëgjuar nga publiku.
ZPS-ja ka vazhduar marrjen në pyetje të këtij dëshmitarin, ndërsa të premten mbrojtësit e ish-krerëve të UÇK-së kanë bërë kundër pyetje.
Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022).
ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet. Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022.
Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendodhjeve përkatëse në paragrafet konkrete në aktakuzën aktuale.
Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.
Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.
Të tjera
-
Kurti viziton për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta të Havës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të k...
-
Kurti bënë homazhe te varri i heroit Dr. Lec Lecit, në 26-vjetorin e rënies
Pas aktiviteteve në shënim të përvjetorit të rënies së heroit, Rreshter Afrim...
-
Prishtina Parking me risi, tabelat dixhitale do t’i tregojnë vendet e lira për parkim të veturës
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar për risinë e fundit në Pri...
-
Bislimi për Bunjakun: Veprës së tij, i jemi mirënjohës përherë si komb, do ta nderojmë për jetë e mot
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka kujtuar rreshterin Afrim Bu...
-
Vajza 6-vjeçare mbijetoi tri ditë e humbur në një pyll kanadez, momenti i ribashkimit me mamanë e saj
Një nënë dhe një vajzë janë ribashkuar – ku nuk kanë munguar as lotët – pasi ...
-
Trefishoi shpejtësinë, gjobitet shoferi në Viti me 400 euro
Policia në Viti ka gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe masën e përkohsh...
-
Në radhë për bukë e karburant! Libanezët largohen nga shtëpitë e tyre, trafik i rënduar në qytete
Libanezët kanë pritur në radhë në furrat e bukës dhe pikat e karburanteve, pë...
-
79-vjeçari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me para
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 qytetari nga Ferizaj, H...
-
Partitë kanë 102 ditë të apikojnë për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periud...
-
Njëvjetori i vrạsjes së Afrim Bunjakut, Kearns: Radoiçiq dhe përgjegjësit e sulmit në veri të përballen me drejtësinë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka përkujtuar njëvjetorin e vrasjes së Af...
-
Gjuạjtje me ạrmë zjạrri në afërsi të një shkolle në Klinë, arrestohet i dyshuari
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të një shkolle në Klinë. ...
-
Sveçla: Përgjegjësia për vrạsjen e heroit Afrim Bunjaku është drejtpërdrejtë e Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar Rreshterin Afrim Bu...