Rajoni dhe Bota

Në Slloveni paga mesatare 1.072 euro

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 17 September 2018

1.071,76 euro ka arritur në muajin korrik, paga mesatare në Slloveni.

Në nivel vjetor, paga neto e muajit korrik u rrit normalisht për 3.1% dhe në terma real me 1.2%.

Paga mesatare bruto në korrik arriti në 1,650.84 euro, që është më pak për 0.2% në terma nominalë krahasuar me muajin qershor dhe 0.7% më shumë në terma realë. Në krahasim me korrikun 2017, paga bruto u rrit me nominale për 3.6 për qind, dhe në terma realë me 1.7 për qind.

-Advertisement-

Në sektorin privat, pagat neto të muajit korrik mbetën pothuajse të pandryshuara nga qershori, ndërsa në sektorin publik ato u rritën me 0.3 për qind.

Në korrik, pagat mesatare më të madhe i morën punonjësit e sektorit të furnizimit me energji, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 1,484.79 euro, si dhe në aktivitetet e financave dhe sigurimeve në vlerë prej 1,482,55 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera