Lajme

“Në shtetin e kapur, burgjet janë fronte, aty na e mbytën Astritin”

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 05 November 2018

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kujtuar ish-aktivistin e VV-së, Astrit Deharin në dy vjetorin e vdekjes së tij, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti ka thënë se burgjet janë fronte të shtetit te kapur e aty e mbytën Astritin.

“Në shtetin e kapur, burgjet janë fronte. Aty na e mbytën Astritin. Dy vjet më vonë ne kemi dhembje, sepse nuk e kemi Astritin dhe sepse nuk e kemi drejtësinë. Kur njeriu i drejtë e për drejtësi mbytet, krimi bëhet i pamatshëm. Ky krim nuk mund të falet sepse nuk mund të harrohet, nuk mund të harrohet sepse nuk mund të falet. Drejtësia për Astritin është liria në Republikë, për qytetarin aktiv, pa të cilën nuk ka republikë dhe as qytetari.”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa ka shtuar se qytetarët janë të lidhur me zinxhirin e policisë, prokurorisë e Qëeverisë.

“Prangat në duart e Astritit dje, sot janë zinxhir i policisë e i prokurorisë, i gjyqësisë e i qeverisë, në duart dhe këmbët e qytetarit. Drejtësia për Astritin në Kosovë është vetë liria për qytetarin në Republikë. Zinxhiri i atyre do të këputet e liria e qytetarëve do të lulëzojë. Shteti i së drejtës e drejtësia për Astritin shkojnë bashkë e do të bëhen bashkë. Astriti ishte i Lëvizjes, tash ne jemi të tij. Të fuqishëm si asnjëherë tjetër, sepse me një popull që na do si askush tjetër.”, ka shtuar ai,

I pari i VV-së, duke folur për Astritin ka shtuar gjithashtu se është pranë çdo aktivisti.

“Astriti ka qenë idealist dhe besnik, punëtor dhe trim. Ai e dinte që t’i shërbesh popullit dhe atdheut, do të thotë të mos jesh më i vetvetes dhe as për vete. Astriti ka qenë i shumëkujt, gati i gjithkujt, përveç i Astritit: ka qenë i studentëve dhe i universitetit, ka qenë i Lëvizjes dhe i Republikës, i shoqërisë dhe i kombit, ka qenë i të varfrit e i të papunit, ka qenë i të sëmurit e i punëtorit, i nënave, i fëmijëve e i pleqve. I të gjithëve, përveç i vetes, i secilit tjetër, përveç i vetes së tij. Prandaj Astriti nuk ka qenë, por Astriti është, kaq i gjallë e i pranishëm edhe sot, në kujtimet e çdonjërit, në aktivitetet e të gjithëve. Astriti është frymë që na mban lart, dhe drejt; që na shtyn para, më shpejt. Prandaj Astriti nuk na mungon neve, vetëm ne mund t’i mungojmë atij. Dhe, ne nuk do t’i mungojmë Astritit. Ai na mban në lëvizje, ne e mbajmë në zemër.”/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera