Sport

Në Shqipëri të shqetësuar: Tregu në Kosovë po na prish planet, ofrojnë trefish më shumë para

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 13 August 2020

Skuadra kosovare kanë hyrë fuqishëm në tregun e transferimeve të lojtarëve, ku po ofrojnë shifra të larta për t’i pasur në ekip.

Madje, sytë e shumë skuadrave të Superligës janë nga Kategoria Superiore në Shqipëri.

Pikërisht, drejtori i Vllaznisë së Shkodrës, Matko Djermati është shprehur në një intervistë për “Star Plus TV” se tregu në Kosovë po i prish shumë punë shkodranëve.

-Advertisement-

“Lojtarët që ishin vjet… kemi shumë vështirësi për të mbyllur kontratat, me çdonjërin prej tyre. Kemi dy javë që punojmë dhe është vërtet shumë e vështirë. Trajneri kërkoi me ngulm që të dalim në stërvitje me këtë organikën që kemi tani. Na duhet koha dhe nuk e kemi në fakt.

Tregu në Kosovë na prish çdo plan, me çdo lojtar që kemi ne në plane apo kemi diskutime, ata marrin oferta dyfish apo trefish nga ajo që ofrojmë ne. Çdo ditë kemi dy-tre opisione, refuzime patjetër, por jam optimist që do të kemi një ekip cilësor. Unë jam shumë optimist, jap maksimumin tim, punoj 12 orë në ditë. Nuk kam qejf fare që të shoh se çfarë ka ndodhur përpara, por se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Djermati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera