Lajme

Në Shqipëri nis protesta kundër Qeverisë Rama

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 12 November 2022

Opozita në Shqipëri ka nisur të mblidhet për protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Aty protestohet për rrëzimin e Qeverisë së Edi Ramës. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë parë në vendin e ngjarjes për të siguruar që situata të mos eskalojë. Forca policia janë vendosur brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë.

Të përfshirë janë Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe aleatët e tyre, raportoi A2News.

Qytetarët kanë filluar të mblidhen te selia e PD-së dhe sipas raportimeve numri i tyre është rritur aty, ku pritet dalja e kryetarit Sali Berisha dhe shkuarja para Kryeministrisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera