Lajme

Në Shqipëri krijohen grupe pune për dëmshpërblimet pas tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 22 September 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektët e vendit.

Gjatë takimit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se janë ngritur grupet e punës për dëmshpërblimet.

“Ka qenë një ditë e vështirë dje për të përballuar pasojat e para të një tërmeti relativisht të fortë. Ka qenë një natë intensive për shtabet e emergjencës, prefektët, bluzat e bardha dhe të gjithë të tjerët, që kanë qenë në terren për të ndihmuar ata që kaluan natën jashtë. Ky moment shoqërohet me frikë dhe pasiguri”, tha Xhaçka.

-Advertisement-

Ajo tha se “shumë familje me fëmijë të vegjël dhe që nuk kanë siguri nga banesat e tyre, janë të detyruar të refuzojnë hyrjen në banesë”.

“Grupet e vlerësimit të dëmeve janë ngritur. Janë ngritur shumë qendra që mund të presin të gjithë qytetarët, kryesisht në Tiranë dhe Durrës. Mund të bëhej një punë akoma më e mirë. Të ngremë një orë e më parë grupet e vlerësimit të punës dhe për të siguruar të gjithë qytetarët për t’i dëmshpërblyer”, u shpreh Xhaçka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera