Lajme

Në Shqipëri, fëmijët nuk do të lejohen në qendra interneti pa prindërit

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 26 July 2019

Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, për moslejimin e fëmijëve nën moshën 14-vjeç, të pashoqëruar në qendra interneti, tashmë janë miratuar me vendim qeverie.

Ky vendim është marrë me qëllimin për të mbrojtur fëmijët nga informacioni që ata marrin, i cili mund të jetë i dëmshëm, si dhe për të mbrojtur privatësinë dhe identitetin e tyre.

Nevoja për ketë vendim, lindi pasi po jetojmë në një mjedis digjital, ku komunikimi virtual është shumë herë më i lartë se komunikimi i drejtpërdrejtë dhe se interneti ndikon në psikologjinë e fëmijës.

-Advertisement-

Vendimi sapo ka hyrë në fuqi dhe së shpejti do të mblidhet dhe grupi i ekspertëve për të vendosur se si do të vijohet më tej, për kontrollimin e qendrave të internetit, për zbatueshmërinë e këtij vendimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera