Lajme

Në Shqipëri bie numri i rasteve të reja me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 01 May 2021

Shqipëria ka regjistruar 100 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga testimi i 2962 mostrave, kanë njoftuar autoritetet e shtetit.

Në këtë periudhë kohore, betejën me COVID-19 e humbën dy qytetarë. Në spitalet për Covid në Shqipëri po trajtohen 116 pacientë.

Deri tash, Shqipëria ka regjistruar 131 mijë e 185 raste pozitive, ndërsa 2396 prej tyre kanë humbur jetën. Janë edhe 18 mijë e 617 raste aktive.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të fundit, në Shqipëri tashmë janë kryer mbi 450 mijë vaksinime për të luftuar virusin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera