Lajme

Në shkollat në Shqipëri mësohet se Kosova është Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 21 November 2019

Në një tekst shkollor të mësimit fillor në Shqipëri i quajtur “Qytetaria 8” nxënësit mësojnë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Pra në këtë tekst nuk njihet Kosova si   shtet i pavarur, shkruan gazeta inFokus.

Në fotografitë e këtij libri dhe të tekstit të publikuar nga Jeta Është Qef, gjendet një hartë ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë.

-Advertisement-

Në këtë libër mësojnë të gjithë gjeneratat e klasës se tetë në Shqipëri mirëpo si duket kjo hartë nuk i ka bërë përshtypje ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini e cila është me prejardhje pikërisht nga Kosova.

Kujtojmë se edhe Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë të mërkurën publikoi një video në llogarinë e tij në facebook ku shihej kjo hartë në të cilën Kosova tregohet si pjesë e Serbisë.

E pas reagimeve të shumta Rama e editoi këtë video duke hequr fare pjesën në të cilën shfaqej Kosova si pjesë e Serbisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera