Lajme

Në selinë e Vetëvendosjes shkojnë ndërkombëtarët

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 10 January 2018

Pas tri orë takimi ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Vetëvendosjes. Tani aty kanë arritur dy Emisarët e Bashkimit Evropian, Christian Hellbach dhe Thomas Bertin.

Ata janë duke mbajtur një takim brenda me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që para takimit nuk kanë dashur të prononcohen për media.

Më herët është thënë se vizita e dy zyrtarëve evropianë zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar.

-Advertisement-

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ata do të takohen me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrin e Kosovës, si dhe me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

Deputeti Glauk Konjucfa me të dalë nga kjo mbledhje ka folur shkurt për gazetarët, duke thënë që janë në pritje të disa përfaqësuesve ndërkombëtarë, me gjasë të Francës dhe të Gjermanisë.

Ai nuk ka treguar emrat, mirëpo ka thënë që kjo do të kuptohet vetëm pas takimit, shkruan Gazeta Metro.

Duhet shtuar se dy të dërguarit e posaçëm të Evropës Jug-perëndimore kanë zhvilluar sot takime edhe me Presidentin Hashim Thaçi si dhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera