Lajme

Thaçi, Haradinaj e Pacolli në Samitin e Sofjes

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 14 May 2018

Delegacioni kosovar, i cili do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes më 17 maj, do të udhëhiqet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Pjesë e këtij delegacioni, pos kreut të shtetit, do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Kështu kanë bërë të ditur për “Zërin” zyrtarë nga Presidenca, të cilët janë shprehur të bindur se Kosova do të jetë e barabartë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë samit, ku pritet të takohen zyrtarët e Bashkimit Evropian me ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka përjashtuar mundësinë që shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të paraqesin ndonjë problem.

-Advertisement-

“Ka pasur disa rezerva në fillim, por si Kosovë i jemi shumë mirënjohës Bullgarisë së pari si organizatore, si nikoqire e pastaj shteteve të tjera që e kanë njohur Kosovën, që kanë insistuar në atë që samiti ka kuptim vetëm nëse mbahet me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera