Lajme

Në rrugën Muharrem Fejza edhe zjarrfikësit hutohen nga katrahura

Autori: Islam Morina 22:23 | 10 October 2021

Lajmi se gjendja e rrugës Muharrem Fejza është e mjerueshme si pasojë e punimeve që po zgjasin tash e sa kohë nuk është i ri.

Por banorët e kësaj lagjeje kanë postuar një video në Facebook, ku kanë treguar se zjarrfikësit që kishin ardhur për të intervenuar në një urgjencë kanë mbetur të ngujuar në njërin nga parkingjet e parregullta të kësaj lagje, si pasojë punimeve që nuk po u shihet fundi në këtë rrugë, shkruan Gazeta Infokus.

“(Sapo ndodhi) Dicka rreth emergjencave ne Rr.Muharrem Fejza, per shkak te mungeses se sinjalizimit, zjarrefiksi u fut gabim, rruget e bllokuara nga parkimet e parregullta etj etj 🤯. Suksese tutje!!!”, kanë shkruar banorët e lagjes Mati.

-Advertisement-

Rruga Muharrem Fejza në Lagjen Mati në kryeqytet, tash e sa muaj po u sjellë telashe banorëve të kësaj rruge, madje ata disa herë edhe kanë protestuar, por komuna vijon me avazin e vjetër e duke e zvarritur punën në përfundimin e punimeve në këtë rrugë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera