Lajme

Ne “Rrugën e Kombit” vdes një motorrist nga Kosova (Foto / Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 28 July 2017

Ka vdekur  motorristi nga Kosova i aksidentuar sot në “Rrugën e Kombit”, shkruan Infokusi.com

Portali Infokusi.com ka raportuar se sot për aksidentin dhe për gjenden e rëndë të motorristit nga Kosova.

Motorri ka marrë flakë ndërsa  policia, ndihma e shpejtë dhe zjarrëfikësit kanë arritur me vonesë mbi gjysmë ore.

-Advertisement-

E dhimbshme, motorristi për mbi gjysme ore ka qëndruar i shtrirë në tokë dhe me gjakderdhje të madhe. As policia e as zjarrëfikësit nuk kanë ardhur në vendin e ngjarjes mbi 30 minuta. Ndërsa ndihma e shpejtë gati 40 minuta më vonesë”, ka treguar për infokusin një lexues.

Një mesazh i bashkangjitur këtyre fotove dhe videove i cili ka ardhur në redaksin e Infokusit apelon të gjithë vozitësit të kenë kujdes maksimal gjatë vozitjës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera