Lajme

Në rrjete sociale kërkohen para për shërbimin që ofrohet falas në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 06:41 | 19 June 2018

Një faqe në “Facebook” që numëron qindra anëtarë, e që kryesisht janë vajza e gra, tash e disa ditë ka nisur një aksion për të mbledhur para për një pacient i cili ka nevojë për stenta.

Në këtë faqe janë publikuar dhjetëra foto dëshmi për paratë e mbledhura për vendosjen e dy stentave tek një pacient, shkruan sot Koha Ditore.

“Ju lutem të dhuroni para për një kryefamiljar, babë i katër fëmijëve për vendosjen e dy stentave”, thuhet në një postim në këtë faqe.

-Advertisement-

Dhjetëra qytetarë vullnetmirë, kryesisht nga diaspora, kanë dërguar para në adresë të disa personave të kësaj faqeje, ndonëse në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se ky shërbim ofrohet pa pagesë. Në një prononcim për gazetën, ministri Uran Ismaili ka thënë se këtë shërbim pacientët mund ta marrin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera