Në rrezik licenca e UEFA-s, FFK i kërkon Kurtit të merren masa urgjente për stadiumin “Fadil Vokrri”
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 10 September 2022
Stadiumi “Fadil Vokrri” vazhdon të jetë arena e vetme në Kosovë, në të cilën mund të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.
Por, aktiviteti i mbingarkuar në stadium qoftë me kombëtaren, qoftë me ndeshjen e skuadrave tona në garat evropiane dhe me ato të kampionatit vendor, kanë bërë që gjendja e “Fadil Vokrrit” të rëndohet.
Si pasojë e kësaj, ky stadium mund ta humbasë licencën e UEFA-s si stadium i kategorisë së katërt, përcjell KosovaPress.
Për këtë gjë ka folur edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka pranuar se gjendja e fushës është rënduar.
““Ne si FFK e kemi bërë të pamundurën që ta mirëmbajmë stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke e ditur se është stadiumi i vetëm në të cilin mund t’i zhvillojmë aktivitetet e ekipeve tona kombëtare. Duke e parë gjendjen e fushës para 6 muajve kemi intervenuar urgjentisht me ekspert të huaj për ta sanuar gjendjen, megjithatë ajo ka vazhduar të dëmtohet si pasojë e ngarkesës së jashtëzakonshme. Gjithashtu, ka vazhduar dëmtimi i objektit edhe në segmente tjera, qoftë nga publiku, qoftë nga ekipet të cilat i kanë zhvilluar ndeshjet aty”, tha Ademi.
Për këtë gjë, Ademi kërkon urgjentisht nga Qeveria që stadiumin “Fadil Vokrri” ta shpallë si objekt të rëndësisë së veçantë dhe të interesit nacional.
“Renovimi i plotë i këtij stadiumi është bërë me pjesëmarrjen e Ministrisë së Sportit, Komunës së Prishtinës dhe FFK-së, por mirëmbajtja e tij është duke u bërë tash e sa vite vetëm nga FFK. Kjo nuk është aspak e lehtë, duke pasur parasysh faktin se për një vit mirëmbajtja e tij kushton rreth 170 mijë euro, teksa edhe numri i aktiviteteve është i papërballueshëm për këtë stadium. Për ta ruajtur këtë impiant, propozoj dhe kërkoj nga Qeveria që ta shpallë atë me një vendim të veçantë si objekt të interesit nacional, siç ka vepruar me disa objekte tjera. Në të kundërtën ky stadium do të degradohet”, tha presidenti i FFK-së.
Më tej, Ademi tha se nëse ka intervenim të shpejtë nga Qeveria Kurti, atëherë mund të shpëtohet ky stadium nga humbja e licencës së kategorisë së katërt të UEFA-s.
“Meqenëse nuk kemi arritur deri më tash ta kemi asnjë stadium tjetër të kategorisë së katërt, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm me stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe prioritet të kenë ndeshjet e ekipeve kombëtare. I kemi 8 ekipe të kombëtares që e zhvillojnë aktivitetin në këtë stadium dhe nëse kemi parasysh rregullat strikte të UEFA-s sa i përket kategorizimit të stadiumeve dhe gjendjen aktuale të stadiumit, atëherë duhet ta pranojmë se jemi në një situatë të palakmueshme dhe shumë lehtë mund ta humbim kategorinë e katërt të këtij stadiumi, e që më pas do të na sillte kokëçarje dhe humbje të mëdha”, është shprehur tutje kreu i FFK-së.
Po ashtu, Ademi ka kërkuar nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal që sa më parë të intensifikohen punët në stadiumet e qyteteve, në mënyrë që të ketë më shumë alternativa për zhvillim të aktiviteteve të futbollit.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...