Lajme

Në QMF-të e Prishtinës bie numri i pacientëve që kërkojnë terapi për COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 13 September 2021

Në këtë muaj ka filluar të bie numri i pacientëve që kërkojnë terapinë paranterale për COVID-19.

Derisa në muajin korrik dhe gusht numri i pacientëve që kërkonin shërbime në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ishte deri në 60 për 12 orë punë, tani ky numër ka filluar të shënojë rënie.

Në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus, Specialistja e Mjekësisë nq QKMF-në në Prishtinë, Familjare, Drita Peqani – Gashi, ka thënë se në fundin e muajit gushtit, është vënë re rënie e numrit të pacientëve.

-Advertisement-

Ndërsa sipas saj në muajt korrik dhe gusht, 80% e pacientëve që testoheshin për COVID-19, rezultonin pozitiv.

“në muajt korrik dhe gusht e sidomos në këtë muajin e fundit, pacientët të cilët testoheshin për COIVD-19, 80% e tyre rezultonin pozitiv. Kurse në 10 ditëshin e fundit kjo shifër ka rënë dhe ka rënë edhe numri i pacientëve që kërkonin terapi për COVID-19”, ka thënë Peqani – Gashi.

E që në fund të muajit gusht ka rënie të numrit të pacientëve e ka konfirmuar edhe infermierja e QMF-së VI në lagjen Bregu i Diellit, Feime Bugaqi.

Në vazhdim mund të ndiqni emisionin e plotë./Gazeta Infokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera