Lajme

Në QKUK për pesë muaj u kryen mbi 3 mijë e 200 lindje – prej tyre 97 raste të lindjes së binjakëve

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 19 June 2023

Për pesë muaj, mbi 3 mijë e 200 lindje – prej tyre 97 raste të lindjes së binjakëve.

Kështu kanë bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit 3 mijë e 216 lindje janë kryera nga 1 janari deri në fund të muajit maj të vitit 2023, në kuadër të Klinikës Gjinekologjike- Obstetrike.

-Advertisement-

Prej tyre, 1 mijë e 200 janë kryer me operacion, kurse të tjerat përmes procesit normal të lindjes.

“Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 1 mijë 629 janë femra dhe 1 mijë e 688 të gjinisë mashkullore. Ka pasur 97 raste të binjakëve dhe 2 raste të trinjakëve”, ka njoftuar ShSKUK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera