Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente 60 thirrje për ndihmë në ditë
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 10 July 2017
Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë në ditë mund të pranojë deri 60 thirrje për ndihmë mjekësore.
40 deri 60 thirrje telefonike për ndihmë i arrijnë çdo ditë Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë.
Bujar Gashi, drejtori i kësaj qendreje, thotë se ekipet e institucionit që drejton refuzojnë disa nga thirrjet, ndërsa zakonisht brenda 24 orësh u përgjigjen me intervenim në vend të ngjarjes 40 thirrjeve.
Gashi tregon se pse refuzohen disa nga ata që kërkojnë ndihmë.
“Ka thirrje të cilat refuzohen për shkak të natyrës jourgjente, ato këshillohen që të thërrasin shërbimin kronik. Disa prej tyre u jepen këshilla mjekësore në telefon, e disa te tjera udhëzohen që të vizitojnë qendrat e mjekësisë familjare”, shpjegon Gashi.
Thirrjet kjo qendër i pranon zakonisht prej orës 16:00 të pasdites e deri në 8 të mëngjesit.
Qendra i ka në gatishmëri tri ekipe e ndonjëherë edhe katër, ndërsa punon 24 orë me dy ndërrime.
Drejtori Gashi thotë se Qendra e Mjekësisë Urgjente ka numër të mjaftueshëm të autoambulancave.
“QMU ka mjaftueshëm autoambulanca për kryerjen e shërbimeve urgjente ne teren, deri ne muajin gusht do te pajisemi edhe me dy autoambulanca te reja te kompletuara me pajisje mjekësore nga Komuna e Prishtinës”, tregon drejtori Gashi.
Sipas një auditimi të brendshëm të Qendrës së Mjekësisë Urgjente është ardhur në përfundim se ekipet nisen në terren mesatarisht 40 sekonda pasi pranojnë thirrjen për intervnim urgjent.
Nga auditimi është konstatuar se mesatarja e kohës nga marrja e telefonatës deri te arritja në vendin e ngjarjes është 7 minuta e 33 sekonda.
Kallxo.com kishte shkruar për një rast të përleshjes mes familjarëve të një të akuzuari dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Pallat të Drejtësisë, kur për të kuruar lëndimet e pjesëmarrësve kishin ndërhyrë ekipet e Qendrës së Mjekësisë Urgjente.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...