Lajme

Në Prizren arrestohet një person i kërkuar për tentim-vrasje

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 03 December 2020

Drejtoria e Rajonale e Policisë në Prizren njofton se ka arrestuar një person të kërkuar për tentim-vrasje.

Personi me inicialet D.M, dyshohet për dy vepra “Tentim-vrasjes” dhe “Kanosje”, shkruan Gazeta inFokus.

“Andaj, sot pas një rezistence që ka treguar kundër organeve të rendit, i njëjti duke provuar ti shmanget ndalimit dhe arrestimit ka provuar ikjen nga organet e rendit, por njësitë speciale të policisë në Prizren, aty rreth orës 14:30 min., kanë arritur ta ndalojnë të dyshimtin e veprave penale i cili ishte në posedim të një arme tip revole Ekol Special99, kalibër 7.65, dhe 5 fishek”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Pas ndalimit dhe arrestimit policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armën e cila dyshohet së është përdorur nga i dyshimti në dy rastet e mëhershme.

Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera